Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka mbajtur sot mbledhjen e parë të Kuvendit të Komunës me legjislaturën e re.
Në këtë mbledhje, betimin e dhanë edhe anëtarët e rinj të Kuvendit: Flora Abdullahu nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Hyzri Kamenica (PDK), Ridvan Berisha (PDK), Izet Rushiti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe Besarta Shabani nga Nisma.
Me vota unanime, Kuvendi miratoi orarin e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës, ndërsa u bë edhe formimi i komisionit për hartimin e planit vjetor të punës së Kuvendit për vitin 2026.
Anëtarë të këtij komisioni janë: Elbasan Osmani (PDK), Bashkim Haliti (LDK) Arbnor Murseli(VV), Izet Rushiti(AAK) dhe Doruntina Azizi (Ne Mundemi).
Po ashtu, u miratua propozim-vendimi për përbërjen e anëtarëve të Komitetit për Politikë dhe Financa, si në vijim:
PDK: Lumnije Morina, Arian Imeri, Ejup Delolli dhe Vanesa Sadriu-Topojani
VV: Brahim Osmani dhe Yllka Neziri
LDK:Visar Azemi
Ne Mundemi: Fisnik Nazifi
Ndërsa, në Komitetin për Komunitete u propozuan këta anëtarë:
PDK: Flora Abdullahu dhe Erëza Hashani
VV: Xhevat Sallahu
LDK: Besnik Salihu
Në këtë mbledhje u miratua gjithashtu propozim-vendimi për anulimin e vendimit nr. 01/78, të datës 31.07.2025.
Po ashtu, Kuvendi mori vendim që të bëhet publikimi i listës së pronave për dhënien në shfrytëzim për vitin 2026.