Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua seanca e muajit shkurt, seanca e dytë e rregullt për këtë vit kalendarik.
Në seancë morën pjesë të gjithë kuvendarët (27), kryetari i komunës Smajl Latifi, nënkryetari Betim Zllanoga, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, përfaqësuesit e mediave monitoruese, përfaqësuesit e OSBE-së dhe të LMT-së.
RENDI I DITËS ishte me 19 pika të rregullta:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “KRM Ekoregjioni” në Rahovec;
3. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit komunal të aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Lokale “Stacioni i autobusëve” në Rahovec;
4. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP);
5. Shqyrtimi i Projekt-rregullores për organizimin e brendshëm, sistemimin dhe klasifikimin e vendeve të punës në Komunën e Rahovecit;
6. Shqyrtimi i vendimit për miratim të Planit të Punës së Kuvendit Komunal për vitin 2026;
7. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-05058-0 ZK-Rahovec;
8. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-71510057-08152-0 ZK-Rahovec;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm të pjesë së parcelës P-71510057-02240-80, ZK-Rahovec;
10. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për banim social P-71510057-02172-1, Zona Kadastrale Rahovec;
11. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për emërimin e delegatëve të Kuvendit të Komunës në Rahovec, për përfaqësim në Kuvendin e Përgjithshëm të Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
12. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me nr. prot. 01 Nr. 181/24, të datës 30.1.2024, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin 01 Nr. 20/25, të datës 28.2.2025, për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara në Komunën e Rahovecit;
13. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e komisionit ad hoc për shqyrtimin e kërkesave të kandidatëve që kanë konkurruar për këshillin e fshatit Hoçë e Madhe;
14. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 84/26, të datës 26.1.2026, për themelimin dhe përbërjen e Komitetit për Komunitete;
15.Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme komunale, P-71510033-00772, ZK-Xërxë;
16. Shqyrtimi i raportit vjetor të punës së Kuvendit Komunal për vitin 2025;
17. Shqyrtimi i informatës së KKSB-së për vitin 2025;
18. Shqyrtimi i kërkesës së Kompanisë Regjionale për Mbeturina “Ekoregjioni”, për ngritjen e tarifës së shërbimit të mbeturinave;
19. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Kuvendarët aktivë në këtë mbledhje:
Defrim Kafexhiu (LVV), Lirigzon Kastrati (LDK), Enis Durguti (LDK), Berat Duraku (AAK), Jusuf Dërmala (LVV), Vlora Vuçiterna (LVV), Mentor Veliu (AAK).
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.