leoni

Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove, për ndihmën Komunës së Skenderajt, pas vërshimeve të 19 janarit

Edhe Kuvendi Komunal i Fushë Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e 20 mijë eurove, për ndihmën Komunës së Skenderajt, pas vërshimeve të 19 janarit, ka njoftuar kryetari i Komunës, Fadil Nura, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook. “Faleminderit edhe Kuvendit Komunal të Fushë Kosovës, që i bashkohet karvanit solidar të komunave, institucioneve, fondacioneve, shoqatave e njerëzve vullnetmirë me familjet tona të prekura nga vërshimet, duke ndarë shumën e 20 mijë eurove, për rimëkëmbjen e Skenderajt.

Faleminderit Fushë Kosovë!”, ka shkruar kreu i Skenderajt.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebbok fton anëtarët e Kuvendit …