Kuvendi Komunal në Skenderaj ka mbajtur seancën e rregullt

Kuvendi Komunal në Skenderaj ka mbajtur sot seancën e rregullt të cilën e ka udhëhequr kryesuesja Adelina Spahiu, e në të cilën kanë marrë pjesë kryetari Fadil Nura, drejtorët komunal, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së dhe shoqërisë civile. Me këtë rast, asambleja ka pas për shqyrtim këtë rend dite:

– Propozim-vendim për shpallje të interesit të përgjithshëm publik, pronë private, në funksion të realizimit të projektit të ndërtimit të tregut të gjelbërt në qytetin e Skenderajt

– Propozim-vendim për miratim të Planit të Veprimit për Transparencë Komunale 2023-2027

– Propozim-vendim për lejimin e mjeteve financiare nga Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për mbështetje financiare të fermerit Misin Shabani.

Pas diskutimeve në pikat e mësipërme dhe sqarimeve nga ana e kryetarit Nura dhe drejtorëve, Kuvendi ka miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës.

Kontrolloni gjithashtu

Policia dhe nxënësit sensibilizojnë qytetarët për sigurinë në trafik në Malishevë

Sot, në Malishevë, u zhvillua një aktivitet i veçantë për rritjen e ndërgjegjësimit për sigurinë …