Kuvendi i Komunës së Skenderajt ka mbajtur seancën e dytë për këtë vit, në të cilën anëtarët kanë diskutuar për këto pika të rendit të ditës; - Propozim vendimi për fillimin e hartimit të Statutit të ri të Komunës së Skenderajt. - Raporti i punës së Ekzekutivit për vitin 2018. - Propozim vendim për ngritjen e planit të të hyrave vetanake për vitin 2018 dhe destinimin e tyre. - Informatë nga Drejtoria për Shërbime Publike lidhur me mbrojtjen nga zjarri. Pas diskutimeve nga anëtarët e Kuvendit, të gjitha pikat e rendit të ditës janë miratuar.