Në kuadër të 5 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, priti në takim pune përfaqësuesit e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Malishevës dhe nënshkruan zyrtarizimin e kësaj organizate që promovon vlerat e vullnetarizmit dhe u zotua për mbështetje të aktiviteteve të tyre, duke theksuar ”se rinia jonë ishte promotore e proceseve dje në luftën për çlirim, sot promotore për ndërtim dhe zhvillim të shtetit tonë, Republikës së Kosovës”, përfundoi Kastrati. Drejtori për Kulturë Rini dhe Sport, Fitim Shala, tha ”Mua me gëzon fakti që në Malishevën tonë po e shënojmë ditën ndërkombetare te vullnetarizmit ,e cila i dedikohet te gjithë atyre vullnetarëve qe duke lenë anash interesat e tyre personale, angazhohen për te mirën e shoqërisë e komunitetit ne përgjithësi”. Në këtë ngjarje vullnetarët, rrëfyen edhe historitë e suksesi të tyre të punës vullnetare si brenda dhe jashtë Kosovës ku u vlerësua si aset të fortë të eksperiencave të cila ndihmojnë individin por e dhe komunitetin, nga këto dije të përfituara të vullnetarizmit.