Lajm i mirë për fëmijët e qytetit të Skenderajt

Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, sapo ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në mes të lagjeve 2 dhe 3 të qytetit të Skenderajt. Ndërtimi i kësaj çerdhe do të financohet nga Komuna dhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, kurse procedurat për ndërtimin e saj do të fillojnë nga java e ardhshme. Kryetari Jashari falënderon zëvendësministrin e MZHR-së, Bashkim Nurboja dhe sekretarin e kësaj ministrie, Fatos Qerimi, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë. Jashari tutje tha se me ndërtimin e kësaj çerdhe dhe të asaj në lagjen 1 me financimin e Komisionit Evropian duke përfshirë edhe çerdhen ekzistuese “Nëna Zahide”, qyteti i Skenderajt do t’i këtë tri çerdhe dhe kështu fëmijët e qytetit do të kenë vendin e duhur për edukimin dhe socializimin e tyre të mirëfilltë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar nga afër punimet në asfaltimin e rrugëve në fshatin Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, ka vizituar sot fshatin Lubishtë të …