Lajm i mirë për studentët nga komuna e Deçanit 

Komuna e Deçanit ka shpallur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor, që studiojnë në Universitetet Publike të Republikës së Kosovës dhe jashtë saj, për vitin akademik 2024/2025.

Fëmijët e dëshmorëve dhe personat me aftësi të kufizuaratë cilët janë student me automatizëm do të jenë përfitues të bursës, ndërsa të tjerët do t’iu nënshtrohen kritereve të parapara në rregulloren për ndarjen e bursave të Komunës së Deçanit.

Afati i aplikimit: 10.09.2025 – 30.09.2025

Kriteret dhe dokumentet e nevojshme: https://decan.rks-gov.net/…/uploads/2025/09/Konkurs-1.pdf

Aplikacionet mund t’i merrni dhe dorëzoni në zyrën pritëse (kati i parë) në Komunën e Deçanit.

Suksese të gjithë studentëve, ka shkruar në facebook, kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Thirret Mbledhja e Rregullt e Kuvendit Komunal, e dhjeta për këtë vit kalendarik

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare në facebbok fton anëtarët e Kuvendit …