Latifi: Komuna do të përkrahë vreshtarët tanë të palodhur dhe veraritë e suksesshme

Në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i shoqëruar nga bashkëpuntorët e tij ka vizituar të enjtën Bodrumet e verës, “Labi Wine” dhe Canziba Wine”.

“Bodrumet “Labi Wine”, me pronar Labinot Shulina dhe “Canziba Wine”, me pronar Selajdin Canziba ishin pikë e ndalesës sonë, ku pamë nga afër kushtet e operimit, dëgjuam nevojat e tyre, por edhe njohëm sukseset që po shënojnë këto dy bodrume dhe ky sektor në përgjithësi.

Duke njohur kontributin e tyre si prodhues, eksportues e punëdhënës, ne nuk do të rrimë pa ndërmarrë veprimet e nevojshme që të përmirësohen kushtet përmes investimeve të nevojshme, për vreshtarët tanë të palodhur dhe veraritë e suksesshme të komunës sonë. Faleminderit për pritjen e ngrohtë” ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim publik nga komuna e Malishevës

Komuna e Malishevës njofton opinionin publik se nga sot është shfuqizuar Urdhëresa Administrative për ndalimin …