Latifi: Lubizhda e Hasit ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, me besë, me qëndresë dhe me veprim

Në një postim në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka thënë se Lubizhda e Hasit ka qenë gjithmonë në anën e duhur të historisë, me besë, me qëndresë dhe me veprim. Latifi ka shkruar se në tubimin e mbajtur në Lubizhdë ka ndjerë edhe njëherë fuqinë e këtyre njerëzve bujarë, të cilët nuk e lënë fjalën në mes dhe e mbajnë zotimin deri në fund. Më 9 shkurt, ata do ta dëshmojnë këtë edhe në kutitë e votimit, duke e përkrahur Aleancën për Kosovën Fituese. Lubizhda do të dëshmohet edhe këtë herë, ka shkruar në llogarinë e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit dhe kandidat për deputet i Koalicionit AAK-Nisma për zgjedhjet Parlamentare që do të mbahen këtë të diele më 9 shkurt 2025.

#AAK137🗳️

#SmajlLatifi16✔️

Kontrolloni gjithashtu

QMF në Lagjen e Muhaxherëve u pajis me 3 shtretër spitalorë, donacion nga Bondsteel Amerikan

Qendra e Mjekësisë Familjare në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë, u pajis me 3 shtretër …