Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se gratë do të jenë në pozita kyçe vendimmarrëse

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka zhvilluar një takim me gratë e Forumit të Gruas të LDK-së, ku ka vlerësuar rolin e tyre në fushatën zgjedhore dhe në politikën kosovare. Lista e LDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit përmban numrin më të madh të grave kandidate në historinë e partisë, duke e cilësuar këtë si një dëshmi të përkushtimit të LDK-së për barazinë dhe fuqizimin e grave në politikë. Lista jonë për deputetë është dëshmia më e qartë e përkushtimit të LDK-së për fuqizimin e grave në politikë. Kemi gra profesioniste, të përgatitura dhe të vendosura për ta udhëhequr Kosovën drejt një të ardhmeje më të drejtë, më të zhvilluar dhe më të mirë, ka deklaruar Abdixhiku. Në qeverinë e ardhshme të LDK-së, gratë do të jenë në pozitat kyçe të vendimmarrjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se vendet e Ballkanit kanë një moment historik, ta shpien para një projekt dialogu

Edi Rama prezanton kandidatët socialistë për zgjedhjet e 11 majit në Vlorë

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i Partisë Socialiste, ishte në qytetin e Vlorës ku prezantoi …