Latifi: Programi ynë nuk është listë dëshirash për fushatë, por është një platformë e analizuar me projekte të realizueshme

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, nënkryetari, Fatmir Iska dhe kandidatët për asamblenë komunale nga radhët e AAK-së, Hasan Përboqi dhe Afrim Oruqi zhvilluan një takim electoral me banorët e nëndegës IV të Rahovecit.

“Mbështetësit e qytetarët e Rahovecit, e dinë që programi ynë nuk është listë dëshirash për fushatë, por është një platformë e analizuar, me projekte të realizueshme, prandaj janë me ne në këto zgjedhje.

Një pritje e ngrohtë dhe përkrahje e madhe edhe në nëndegën Rahoveci IV, në Rahovec, për numrin #174 dhe për dy kandidatët tanë për Kuvendin e Komunës, Hasan Përboqi dhe Afrim Oruqi”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Të gjitha rrugët në territorin e Komunës së Malishevës janë të hapura për qarkullim

Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, të gjitha rrugët në territorin e Komunës …