Latifi synon fitoren ME TË PARËN, pa balotazh

Në ambientet e restorantit “Relax” u mbajt tubimi Qendror i AAK-së në përkrahje të kandidatit për kryetar të komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, ku i pranishëm ishte edhe kreu i AAK-së, z. Ramush Haradinaj.

“Tubimi Qendror ishte vulë e fitores sonë të madhe, i fitores ME TË PARËN, pa balotazh, për herë të parë në historinë e komunës sonë!

Faleminderit që më nderoni e më besoni, që më mbështetni e më motivoni!

Do t’ua kthej me punë e shërbim, rezultate e suksese, me premtime të mbajtura e me program të realizuar”, ka shkruar në profiline  tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, i cili synon me 12 tetor edhe një mandat të ri 4-vjeçar.

Kontrolloni gjithashtu

Po i bëhet zgjidhje ndërtimit të urës dhe murit mbrojtës në fshatin Rastavicë

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se po …