Libri, "Shtigjet e përgjakura" i autorit, Ali Daci promovohet edhe në gjuhën boshnjake

Libri, “Shtigjet e përgjakura” i autorit, Ali Daci promovohet edhe në gjuhën boshnjake

Të premten, më 15 prill 2016, në ora 19.00, në Qendrën për Kulturë në Rozhajë, në gjuhën boshnjake përurohet libri i autorët,  Ali Daci,   “Shtigjet e përgjakura” . Me këtë rast për librin e botuar në gjuhën boshnjake  do të flasin: Mr. Mehmet Bardhi, Velia Muriq, avokat, dhe Safet Hadroviq-Vrbiqki, letrar. Autori ka përmbledhur në 250 faqe shënime, dëshmi e fotografi rrëqethëse për 18 prillin e vitit 1999 kur forcat vrasëse serbo malazeze me uniforma paramilitarësh e ushtarësh kishin vrarë e masakruar brenda kufirit administrativë 21 civilë, gra, burra e fëmijë, që ishin nisur në kërkim të një strehe më të sigurt. Ata po iknin nga trojet e tyre të shtyrë nga dhuna e urrejtja e shfrenuar serbe. Strehë  për refugjatët nga Kosova, përveç Rozhajës, ishte  edhe Tivari, Ulqini, Kraja etj., gjithandej ka janë trojet shqiptare në Mal te Zi, T’i përkujtojmë lexuesit se autori, jo vetëm se ishte dëshmitarë , por  gjatë kohës së luftës në Kosovë ishte kryetar i Këshillit emergjent për pritjen, strehimin e refugjatëve ( të përndjekurve) nga Kosova .

Autori Ali Daci në faqet e këtij libri përmbajtjesor ka sjellë fillimisht fragmente e shënime nga kohët kur në Rozhajë, Guci, Plavë, Hot, Grudë, Kojë, Triesh e troje tjera shqiptare po gjenin kujdes e strehë mijëra të zhvendosur dhunshëm nga trojet e tyre. Daci flet me admirim për mikpritjen shqiptare dhe atë boshnjake dhe për presionet që u bëheshin atyre pse po kryenin akte të tilla humane.

Lexuesi tashmë edhe në gjuhën boshnjake, me plot dhembje do të takojë fragmente nga ngjarja plot krime e dhembje e 18 prillit të vitit 1999 kur vrasësit si hije po zinin prita maleve dhe po vrisnin e torturonin civilë të pafajshëm shqiptarë. Në fund të këtij libri autori ka sjellë edhe foto , disa nga të cilat paraqesin pamje tmerruese të civilëve të masakruar. Daci ka bërë mirë që në këtë libër ka sjellë edhe fragmente nga seancat gjyqësore dhe pjesë nga procesverbalet duke përmendur edhe emrat e të vrarëve e masakruarve , por edhe emrat e të dyshuarve e të akuzuarve për këtë vepër kriminale.

Autori ka kryer misionin e tij intelektual dhe i ka lënë edhe një dëshmi kohës dhe brezave për kohët e viteve të vrara të Kosovës, ndërsa Gjykatës malazeze i ka ardhur koha ta kryej punën ashtu si duhet. Në të kundërtën kriminelë e vras do të vazhdojnë të shëtisin lirshëm nëpër Mal të Zi e Serbi.

Kontrolloni gjithashtu

Veterani i arsimit dhe i luftës së UÇK-së, Ramadan Rizani, nxori në dritë dy përmbledhje poetike: “Mos mi hap plagët e reja” dhe “Ç’faj kam unë”

Pas botimit të librit publicistik, “Krojmiri, strehë për mijëra të zhvendosur gjatë luftës”, në vitin …