Kryekuvendari Veseli bisedoi me zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz

Kryekuvendari Veseli bisedoi me zëvendës-administratoren e USAID-it për Evropë dhe Euroazi, Susan Kosinski Fritz

Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe pjesëmarrjes në Konferencën ndërkombëtare parlamentare të shteteve anëtare të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, sot në selinë e USAID-it në Uashington është pritur në një takim të veçantë nga Susan Kosinski Fritz, zëvendës-administratore e lartë për Evropë dhe Euroazi. Kryetari Veseli e falënderoi znj. Fritz për ndihmën e pareshtur të Misionit të USAID-it ndaj Kosovës dhe Kuvendit të saj në veçanti, duke e konsideruar këtë përkrahje shumë të çmuar dhe tejet të nevojshme për institucionet e vendit tonë, gjatë procesit të ndërtimit dhe konsolidimit demokratik të tyre. Kreu i Kuvendit shfaqi shpresën se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen. Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për zhvillimet aktuale në vendin tonë, tejkalimin e sfidave me të cilat ballafaqohet Kuvendi dhe shteti i Kosovës, si dhe për fokusin e projekteve zhvillimore, që kanë për qëllim zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …