Ligjëratë Informuese në kuadër të Ditës Botërore të Turbekulozit

Në kuadër të 24 Marsit, Ditës Botërore të Tuberkulozit, u mbajt një ligjëratë informuese me nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12 të Institucionit Arsimor për Aftësim Profesional (IAAP) “Selajdin Mullabazi Mici”, në ambientet e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec.

Gjatë kësaj ligjërate, ku i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, z. Afrim Oruqi, Dr. Elbunit Kryeziu ndau informacione mbi parandalimin, simptomat dhe trajtimin e tuberkulozit.

Edukimi dhe ndërgjegjësimi i të rinjve mbeten thelbësorë në luftën kundër kësaj sëmundjeje, prandaj aktivitete të tilla janë hap i rëndësishëm drejt një shoqërie më të shëndetshme, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, kryetari Smajl Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Filluan punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme

Sot, në vigjilje të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, kanë filluar punimet për renovimin …