Filluan punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme

Sot, në vigjilje të 24 Marsit – Epopesë së Dukagjinit, kanë filluar punimet për renovimin e Lapidarit të Dëshmorëve dhe Martirëve në fshatin Llukë e Epërme.

Të pranishëm ishin kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, nënkryetari z. Sami Cacaj, kryesuesi z. Hajdar Sutaj, si dhe bashkëpunëtorë, miq dhe qytetarë.

Ky lapidar është simbol i kujtesës sonë kolektive për sakrificën dhe guximin e atyre që dhanë jetën për lirinë e vendit. Ruajtja dhe përkujdesja ndaj këtyre vendeve është përgjegjësi e përbashkët, që dëshmon respektin dhe mirënjohjen tonë të përhershme.

Lavdi e përjetshme dëshmorëve dhe martirëve të kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …