Lushtaku: Në çdo fshat që shkoj, në çdo shtëpi që vizitoj, ndjej besimin e qytetarëve për të vazhduar së bashku ndërtimin e Skenderajt

Krerët e komunës së Skënderajt, Fadil Nura dhe Sami Lushtaku kanë vazhduar takimet me banorët e fshatrave të kësaj komune. Kësaj radhe sipas një postimi të kandidatit për kryetar të Komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku në profilin e tij në facebook, ata kanë takuar banorët e Kuqicës, Terrnovës, lagjen Veliu të Polacit dhe në fund janë mirëpritur në familjen e Rizah Fazliut në Prekaz.

“Në çdo fshat që shkoj, në çdo shtëpi që vizitoj, ndjej besimin e qytetarëve për të vazhduar së bashku ndërtimin e Skenderajt.

Në Kuqicë, Terrnovë, në lagjen Veliu të Polacit e në familjen e Rizah Fazliut në Prekaz, qytetarët na dhanë besimin për të vazhduar me përkushtim dhe përgjegjësi punën për mandatin e ardhshëm.

Faleminderit për mikpritjen, përkrahjen dhe besimin. Faleminderit çdo familjeje që po na bashkohet dhe po angazhohet që PDK të jetë e pathyeshme, thuhet në postimin e kandidatit për kryetar të Skënderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Fushata kundër kncerit të gjirit në Dubravë

Ekipi i Edukimit dhe Promovimit Shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjeksësisë Familjare (QKMF) në Ferizaj  …