MAL FEST për herë të parë në Malishevë

Më 12 dhe 13 gusht, Komuna e Malishevës organizon edicionin e parë të festivalit “MAL FEST”, që u dedikohet kryesisht të rinjve tanë dhe jo vetëm. Artistë të shumtë të përmasave kombëtare dhe lokale do të performojnë gjatë këtyre dy netëve, në parkun e qytetit në Malishevë. Të premten dhe të shtunën, nga ora 19:00, Malisheva do të jetë qendra e argëtimit për të rinjtë dhe gjithë të interesuarit. Një falënderim të veçantë meriton organizata “Values for Better Future” si bashkë organizatore, si dhe donatorë të shumtë që e kanë përkrahur këtë festival.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë shënon Javën për Vetëdijësimin ndaj Kancerit të Qafës së Mitrës

QKMF në Viti ka përmbyllur Javën për vetëdijësimin ndaj kancerit të qafës së mitrës me …