Malisheva nuk e meriton këtë krizë energjetike

Mungesa e energjisë elektrike në Komunën e Malishevës, ndërprerjet e pa kontrolluara, vështirësitë e funksionimit të bizneseve, shqetësimet e mërgimtarëve, gastronomisë dhe në përgjithësi situata e rënduar e buzë kolapsit, si pasojë e mos reflektimit të KOSTT dhe KEDS, e kanë shtyrë kryetarin e komunës së Malishevës Ekrem Kastratin që tu shkoj në zyre me dhe pa paralajmërim drejtuesve të këtyre institucioneve; KOSTT-it dhe ZRRE-së. Kryetari Kastrati ju ka shprehur të gjitha shqetësimet e drejta të qytetarëve malishevas dhe vështirësitë me të cilat janë duke u ballafaquar ekonomitë familjare, bizneset dhe çdo hallkë tjetër e funksionimit në territorin e komunës së Malishevës. Është imediate që qeveria e Kosovës, të thërras sa më parë të gjitha institucionet përgjegjëse, që në bashkëpunim edhe me Komunën e Malishevës, të ndërmarrin hapat dhe masat e nevojshme për ta zgjidhur këtë krizë energjetike, në mënyrë që ky të jetë dimri i fundit që qytetarët e Malishevës e kalojnë pa energji elektrike, ka thënë kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …