RKL

RKL: Mehmet Kraja me pamflet-elaboratin si ato të ideologëve të tij, është zëdhënës i Vjosa Osmanit, Albin Kurtit e Glauk Konjufcës

Sot me një vështrim analitik, Komandanti i UÇK-së gjatë luftës, Azem Syla ka reaguar kundër pamfletit të kryetarit aktual të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

Ditë më parë ka pasur reagime edhe nga brenda Akademia, por jo nga krerët e Shtetit, jo nga ata që e financojnë këtë Akademi dhe i kanë përzier dhe i përziejnë punët edhe përbrenda.

Tani të gjithë liridashësit e Kosovës e  kanë kuptuar edhe më mirë se cili ka qenë Mehmet Kraja. ish oficer i KOS-it në Armatën Jugosllave, spiuni dhe denoncuesi i luftëtarëve të lirisë në zyrën e LDK-së dhe të Anton Kolës në Tiranë, në vitet 90-të, anëtari besnik  i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, denoncuesi dhe sulmuesi i të burgosurve politikë,  urrejtësi i hapur i luftës së UÇK-së, përkrahësi i Gjykatës Speciale, gjuhë-lapërdhari i emëruar në krye të ASHAK-ut, Mehmet Kraja.

Po a e ka lexuar dhe a e ka kuptuar  si duhet dhe sa duhet këtë elaborat Presidenca, Qeveria e Kuvendi dhe a kanë obligim zyrtar të deklarohen kundër  një njeriu me qëndrime antikombëtare  që përfaqëson Akademinë. Nëse nuk kanë reaguar dhe nuk reagojnë, atëherë ata duhet të pajtohen me të, dhe  ne kemi arsye të besojmë se ai është zëdhënës i mendimeve e qëndrimeve të Vjosa Raif Osmanit, Albin Zaim Kurtit, Glauk Sherif Konjufcës, por jo edhe i kryetares, kryeministrit e kryekuvendarit, sepse këta me postet e tyre përfaqësojnë Shtetin e Kosovës, andaj edhe duhet të reagojnë, jo si individë por si përfaqësues të institucioneve të Shtetit.

Kundër pamfletit antikombëtar të Mehmet Krajës, duhet të reagojnë edhe shoqatat e luftës së UÇK-së, do të duhej të reagonte edhe Shoqatat e të Burgosurve Politikë edhe pse është kthyer  në një filiale të  Vetëvendosjes, do të duhej të kishin aq dinjitet e njerëzi  për të reaguar edhe deputetët e Kuvendit me prejardhje nga lufta e UÇK-së, sepse këtë e ka në shënjestër Mehmet Kraja ashtu sikur e kishte në kohën e tij, Sllobodan Millosheviqi e sikur e kishte dhe e ka Aleksandër Vuçiqi me lukuninë e tij antishqiptare.

Pamfleti i ideuar në formatin mendor të Çubriloviqit, në stilin, “bëm baba të të ngjajë”, do të jetë një njollë e zezë e botës intelektuale akademike të Kosovës, veçmas për ata që nuk diferencohen nga gënjeshtrat, mashtrimet e manipulimet që Kraja i ka bërë  historisë së kombit, UÇK-së, shpallësve të Pavarësisë dhe të gjithë atyre,  që kanë marrë pjesë në ndërtimin e Shtetit të Kosovës.

Nuk duhet harruar se pamfleti blozë e zezë i këtij Mehmetit ka edhe ithtarë, në Prishtinë, në Podgoricë, në Beograd, madje edhe në Tiranë, sepse ai përfaqëson  mendësinë shekullore pacifiste, tradhtare,  e cila mjerisht i ka shumë të thella rrënjët e shqipfolësve denbabaden servilë, deledashë, shërbëtorë të të huajve si, Jusuf Buxhovi, Veton Surroi, Gani Mehmeti, Blendi Fevziu, Fatos Lubonja, Vehbi Kajtazi, Shkëlzen Gashi, e disa të tjerë  dhe 23o dëshmitarët  e mbrojtur të Gjykatës Speciale.

Kraja me lukuninë antikombëtare, kanë gjetur  shesh dhe bëjnë përshesh… po deri kur?

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …