Malishevë: Sot janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe dy raste të reja me covid-19. Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal, si dhe nga komunikimi me rastet në terren. Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3490 raste, prej tyre 3390 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 14 raste.

Kontrolloni gjithashtu

Përkujtohen dëshmorët Nesim Elshani, Agron Fetahu, Halim Hoti dhe Hilmi Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me familjarë të dëshmorëve, me …