Marrëveshje bashkëpunimi me koordinatorin nacional për rini kulturë e sport nga zyra e kryeministrit

Nënkryetari i komunës së Deçanit Sami Cacaj, bashkë më Drejtorin e Arsimit Qazim Maloku, kanë pritur në takim Koordinatorin Nacional për Rini Rexhep Hoti dhe zëvendësministrin e Arsimit Azem Guri. Gjatë këtij takimi nënkryetari Cacaj dhe drejtori i DKA-së Maloku u dakorduan që të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunim në mes të Koordinatorit Nacional për Kulturë Rini dhe Sport dhe Komunë së Deçanit, për avancimin e pozitës te të rinjve në sport, kreativitet kulturorë, mendimit kritik dhe garave në dituri. Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi është përcaktimi i angazhimeve të ndërsjella të palëve në realizimin e projekteve konkrete në fushën e Kulturës Rinisë dhe Sportit në Republikën e Kosovës. Kjo marrëveshje bashkëpunimi synon përforcimin e kapaciteteve intelektuale, kulturore e sportive të rinisë kosovare si dhe promovimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fusha të interesit të përbashkët te të dyja palëve, gjë që u konfirmua nga nënkryetari i komunës të Deçanit Sami Cacaj dhe drejtori i DKA-së Qazim Maloku se do të ketë mbështetje ky projekt nga ana e komunës dhe e kryetarit të Komunës Bashkim Ramosaj. Gjatë ditës drejtori i DKA-së ka pritur në takim udhëheqësin e SIA-s Fadil Kelmendi dhe Ilir Shatri, takim ky për çështje të rilicensimit dhe vlerësimit të mësimdhënësve të komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …