Mbahen homazhe përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së 87 dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac

Kryetari i Komunës të Skënderajt, z. Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu, drejtorët komunalë dhe anëtarët e Kuvendit, kanë marrë pjesë në homazhe përkujtimore me rastin e përvjetorit të rënies së 87 dëshmorëve dhe martirëve të fshatit Polac.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura tha se dëshmorët dhe martirët dhanë jetën e tyre për lirinë dhe dinjitetin tonë.

Prandaj, sot përulemi para veprës heroike të dëshmorëve dhe martirëve, të cilët mundësuan të vijmë te liria e shumëpritur, ka deklaruar ndër të tjera në fjalën e tij, kryetari Nura.

Lavdi përjetësisht dëshmorëve dhe martirëve të Polacit!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj priti në takim Presim Ferataj, Zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it

Kryetari i Komunës, së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin, z.Sami Cacaj sot pritën …