Mbahet debat publik me banor të fshatit Hoçë e Madhe për KAB-in komunal për vitet 2022-2024

Ciklin e debateve publike me qytetarë për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitet 2022-2024, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i shoqëruar edhe nga nënkryetari Fatmir Iska dhe drejtorët e drejtorive komunale i kanë vazhduar me banor të fshatit Hoçë e Madhe. Gjatë debatit, kryetari Latifi u ka thënë banorëve të fshatit Hoçë e Madhe se Korniza Afatmesme Buxhetore komunale 2022-2024 dhe planifikimi i projekteve prioritare bashkë me qytetarët, është qëllimi ynë i përbashkët, pasi që jemi të interesuar që vetë qytetarët t’i artikulojnë nevojat e tyre dhe investimet që duhet të ndodhin në lokalitetet ku ata jetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

NIS HARDH FESTI, FESTA E VJELJES SË RRUSHIT

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar se të premtën më …