Bashkatdhetarët ferizajas, patën rastin që sonte të argëtohen në sheshin e qytetit në Ferizajt, me një koncert të përgatitur enkas për ta, nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” në Ferizaj. Në këtë koncert, kanë marrë pjesë edhe drejtoresha e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtoret e saj, si dhe shumë qytetarë. Në këtë koncert është paraqitu orkestra folklorike, orkestra popullore si dhe grupi i valleve.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
