Në Malishevë u mbajt mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të kësaj komune për vitin 2026.
Mbledhjen e drejtoi, kryesuesi i Asamblesë komunale, z. Fatmir Ademaj, i cili para anëtarëve të KPF-së paraqiti rendin e ditës, ku pas diskutimeve u miratua pa ndryshime.
Të gjitha pikat u rekomanduan për mbledhjen e radhës të KK të Malishevës, që do të mbahet në muajin mars.
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/390 dt.23.02.2026, e parashtruar nga Kryetari i Komunës për formimin e komisionit vlerësues, me rastin e dhënies në shfrytëzim të pronës publike përmes thirrjes së interesit publik sipas vendimeve të Kuvendit nr.02/121, dt.08.03.2024 dhe nr.02.142, dt.23.05.2025
3. Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës nr.01/391, dt.23.02.2026 e parashtruar nga Kryetari i Komunës, për Shqyrtimin dhe marrjen e vendimit për formimin e komisionit të ankesave, konform nenit 18, të Ligjit nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës.
4. Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve Stacioni i Autobusëve” SH.A. Malishevë.
5. Formimi i Komisionit Komunal të Aksionarëve ‘’EKO-Regjioni“ SH.A Prizren, njësia në Malishevë.
6. Të ndryshme.
Në mbledhjen e KPF-së, u diskutua edhe për komitetet jo obligative.