Brickos

Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politik dhe Financa në komunën e Rahovecit

Nën kryesimin e z.Nahit Elshani, kryesus i Kuvendit Komunal të Rahovecit dhe në prezencën e z.Xhemali Haxhimustafa, nënkryetar i Komunës dhe anëtarëve të tjerë të KPF-së, u mbajt mbledhja e radhës e këtij komuniteti.

Për këtë mbledhje kryesuesi Elshani, kishte paraparë gjashtë pika të rendit të ditës: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2015, Shqyrtimi i peticionit të banorëve të fshatit Nagac, Shqyrtimi i propozimit për shpalljen e interesit të përgjithshëm për varrezat e fshatit Bellacerkë, Shqyrtimi i kërkesës  së Bajram dhe Fitim Hotit nga Rugova, për ndërrimin e destinacionit të tokës bujqësore dhe pika e fundit Të ndryshme.

Kryesuesi Elshani kërkoj që përpos pikave të cilat janë propozuar për këtë mbledhje të shtohet edhe një pikë tjetër që ka të bëjë me Propozim caktimin për ndërtimin e ambulancës së mjekësisë familjare në fshatin Radoste, propozim ky i cili u përkrah nga të gjithë anëtarët prezent në këtë mbledhje.

Fillimisht kuvendarja znj. Flurie Boshnjaku, nga radhët e AAK-së, kërkoj nga kryesuesi  i kuvendit që Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së Kryetarit të Komunës së Rahovecit për vitin 2015, të mos diskutohet në këtë mbledhje të KPF-së dhe të shkoj direkt për në mbledhjen e radhës së Kuvendit Komunal, kërkesë kjo e cila u pranua.

Për mbledhjen e radhës së kuvendit kaluan të gjitha pikat e propozuara të cilat u diskutuan, duke i përfshi edhe pikat shtesë, siç është Rregullorja për transparencë në Komunën e Rahovecit , Rregullorja për leje  mjedisore dhe Planit të veprimit për transparencë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …