leoni

Mbahet mbledhja e rregullt e KK të Deçanit, miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023

Është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Deçanit, ku për diskutim ishin 10 pika të rendit të ditës, mirëpo kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj  ka propozuar edhe pikën shtesë lidhur më marrjen e vendimit  për zhvendosjen e ,,Mullirt të Shabanaj’’ në Deçan konform ligjeve në fuqi për shkak të rregullimit të rrugës kryesorë të qendrës. Në mbledhje merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, Dr.Haki Shehaj  i cili edhe e ka kryesuar mbledhjen, anëtarë të Kuvendit, drejtor të drejtorive komunale dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Më poshtë ju elaborojnë pikat që janë diskutuar e aprovuar në mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës së Deçanit;

– Procesverbali nga mbledhja e kaluar i datës 20.05.2020 është miratuar me disa plotësime,

– Shqyrtimi  dhe miratimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2021-2023,

– Trajtimi i Planit Zhvillimor Komunal, është miratuar me shumicë votash

– Shqyrtimi i raportit për aktivitetet e Komunës gjatë kohës së pandemisë COVID-19, është vlerësuar si një raport i kompletuar.

– Vlerësimi ekonomik i ndikimit të pandemisë COVID-19, është vlerësuar puna në ketë raport,

– Aprovimi i mjeteve financiare për projektin, Zhvillimi i shtegut të ngritjes sportive “Via Ferrata Deçani”, në shumën prej 20,000.00 €, me shumicë votash ka kaluar.

– Ndarja e mjeteve financiare për hapjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujitjes në bashkëfinancim me K.R.U. ,,Drini i Bardhë”, në shumën prej 11,000.00 €, me vota unanime ka kaluar,

– Shqyrtimi i kërkesës së OVL në Deçan dhe marrja e vendimit për emërimin e vendit  Batalioni Gardist “Shkëlzen Haradinaj” në vendin e rënies të 16 Dëshmorëve në Bjeshkë të Belegut, me vota unanime është miratuar kjo pikë e rendit të ditës,

– Plani i Veprimit për Komunitetet Egjiptian, Ashkali dhe Rom në Komunën e Deçanit 2020-2022, me vota unanime është miratuar,

– Në të ndryshme pas dhënies së arsyeshmërisë lidhur më zhvendosjen e Mullirit të Shabanaj i cili gjendet në rrugën ,,Dëshmorët e Kombit’’ dhe me planin rregullues të qytetit pengon zgjerimin dhe rregullimin e rrugës kryesore, ky propozim për zhvendosje është miratuar me vota unanime,

– Në të ndryshme është miratuar edhe kërkesa e komunitete të fshatit Strellc i Ulët e prezantuar nga  Asamblisti i  AAK-së Valdet Nuraj, lidhur me ndërtimin e Memorialit të Dëshmorëve të këtij fshati në vlerë pre 42 mijë euro, ku do të behët rivarrimi i 11 dëshmorëve në një kompleks të përbashkët në këtë fshat. Kjo kërkesë me vota unanime nga të gjithë asamblistët prezent ka kaluar.

 Po ashtu në ketë seancë  Drejtori i N.T.P,,Higjiena’’ Kastriot Hulaj ka raportuar para asamblistëve dhe ekzekutivit komunal lidhur me menaxhimin e kësaj ndërmarrje gjatë kohës së Pandemisë ku me një vendim të Asamblesë kësaj ndërmarrje i janë nda mjete në vlerë prej 50 mijë euro për menaxhimin e kësaj situate. Hulaj tha se do të jemi transparent sa herë që kërkohet të raportohet unë do të jem këtu. Në fund të kësaj seance janë dhënë edhe disa propozime për pikat e rendit të ditës për   seancën e muajit korrik.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …