Mbahet mbledhja e ll – të e rregullt e Kuvendit të komunës së Deçanit, të cilën e kryesoi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, drejtorë të drejtorive komunal dhe zyrtarë tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2022;
-
Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023;
-
Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit në mjedis – revidim;
-
Shqyrtimi i Model Rregullores për taksat komunale;
-
Shqyrtimi i planit për integritet – revidim;
-
Shqyrtimi i Kërkesave të palëve drejtuar Asamblesë Komunale përmes Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë;
-
Shqyrtimi i kërkesave;
-
Të ndryshme.
Pas sugjerimeve për ndryshime në procesverbal, u miratua procesverbali nga mbledhja e kaluar dhe mbledhja vazhdoj me pikat e tjera të rendit të ditës. Të gjitha pikët e kësaj mbledhje u shqyrtuan dhe miratuan përveç pikës 2 dhe 5 që u larguan nga rendi i ditës. Të pika e 7 – të, kaluan me shumicë votash kërkesat e qytetarëve, pritet vendimi nga organet qendrore ligjore. Mbledhja e ardhshme e Kuvendit do të mbahet muajin e ardhshëm.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
