leoni

Mbahet mbledhja e Shtabit të Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit

Është mbajtur mbledhjen e Shtabit të Posaçëm Emergjent në komunën e Rahovecit ku pikë kryesore e këtij takimi ishte diskutimi për situatën aktuale në komunën e Rahovecit si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid 19 dhe masat të cilat është duke i marrë komuna e Rahovecit për parandalimin e kësaj pandemie. Në raportimin e kryetarit Latifi, para anëtarëve të Shtabit të Posaçëm Emergjent, është theksuar se qeverisja lokale është duke u angazhuar në maksimum që me shërbimet e veta të jetë afër qytetarëve dhe gjendja në komunën e Rahovecit vazhdon të jetë stabile. Në këtë pikë ju informojmë se konkluzionet e dala nga ky takim janë:

* Në komunën e Rahovecit, orari i ndalimit të qarkullimit vazhdon të jetë i njëjtë, si deri më tani: nga ora 17:00 deri në orën 06:00, përveçse për nevoja mjekësore, prodhim, furnizim dhe shitje të mallrave esenciale;

* Të fuqizohen pikat e kontrollit me të gjitha komunat e prekura nga COVID-19, në mënyrë që komuna e Rahovecit, të jetë e mbrojtur dhe e paprekur nga pandemia COVID-19;

* Drejtoria e Bujqësisë, nuk mund të lëshojë asnjë vërtetim (leje), ku do të lejonte që fermerët e komunës sonë, të lëvizin gjatë periudhës së ndalimit për qarkullim;

* Përveç punëtorëve në biznese edhe konsumatorët të përdorin masa mbrojtëse gjatë furnizimit me produkte e shërbime të nevojshme;

* Supermarketet të bëjnë dezinfektimin e karrocave dhe shportave sa herë ato përdoren nga konsumatorët;

* Në hyrje të bizneseve të vendosen dezinfektues që konsumatorët të dezinfektojnë duart para se të hyjnë brenda;

* Bizneset të cilat veprojnë në kundërshtim dhe nuk respektojnë masat parandaluese, do të gjobiten në bazë të vendimeve dhe urdhëresave në fuqi;

* Personat të cilët nuk janë të pajisur me mjete mbrojtëse nuk mund të marrin shërbime as në objektet e Administratës Komunale në Rahovec;

* Do të përsëritet dezinfektimi i hapësirave publike, rrugëve dhe rrugicave si dhe të gjitha objekteve shëndetësore në komunën e Rahovecit;

* Për të gjithë qytetarët që nuk zbatojnë rekomandimet e profesionistëve shëndetësor, ju informojmë se Inspektorati Komunal dhe Stacioni Policor janë vazhdimisht në terren, në rast se hasim në shkelje të masave dhe rekomandimeve, ju njoftojmë se do të gjobiten;* Aktivizimi i Inspektoratit Komunal në kontrollimin e situatës me bizneset të cilat operojnë pas orës 17:00, çdo veprim i tillë do të dënohet;* Furnitorët të cilët furnizojnë pikat e bizneseve në komunën e Rahovecit, obligohen të jenë të pajisur me masa mbrojtëse;

Duke e garantuar seriozitetin e komunës së Rahovecit dhe vendosmërinë që qeverisja jonë të jetë afër qytetarëve, ju siguroj se komuna nuk do të kursejë asgjë, vetëm e vetëm që jeta e qytetarëve të jetë në plan të parë. Apelojmë te të gjithë qytetarët që të jenë bashkëpunues, duke përfillur në përpikmëri udhëzimet e profesionistëve shëndetësor, pasi vetëm në këtë mënyrë mund të parandalohet dhe të tejkalohet kjo pandemi.

Kontrolloni gjithashtu

Njoftim për ndëprerje të qarkullimit rrugor në rrugën “Ilaz Kodra”

Me qëllim të realizimit të projektit për ndërtimin e urës së re mbi Lumin “Klina” …