leoni

Mbahet mbledhja e tretë e Komitetit për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit

Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, ka mbajtur mbledhjen e tretë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Komunës së Rahovecit. Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Planit Lokal për Veprim në Mjedis për vitin 2019-2024; Shqyrtimi i Planit Komunal të Veprimit për Efiçiencë 2019-2020; Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për shpallje të interesit të përgjithshëm parcela Nr. P-71510068-01713-5 në zonën kadastrale Ratkoc; Shqyrtimi i propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës publike komunale në fshatin Radostë; Raport i menaxhimit të aseteve komunale (inventari) për vitin 2019 dhe Informatë e  listës së pronave komunale dhe menaxhimi i tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …