KA FILLUAR PASTRIMI( DEZINFEKTIMI) I RRUGËVE NË KOMUNËN E RAHOVECIT

Gjatë pasdites së ditës së Martë, Komuna e Rahovecit ka filluar me pastrimin (dezinfektimi) e rrugëve në qytet dhe fshatra, si masë shtesë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Dezinfektimi i rrugëve në qytet janë duke u bërë nga kompania Ekoregjioni, po ashtu edhe kompania Ekodrinia, ndërsa gjatë ditës së sotme, do të dezinfektohen të gjitha rrugët në vendbanimet e mbetura. Koordinimin e operatorëve që po bëjnë dezinfektimin, është duke u bërë nga Përparim Krasniqi, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike. Ne të tjerët të i ndihmojmë duke u kujdesur për mjedisin ku jetojmë dhe duke qëndruar në shtëpi dhe reduktuar lëvizjet që nuk janë të domosdoshme!

Vetëm kështu mund të ndihmojmë që të mbrojmë veten dhe të tjerët!

Sepse, bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë shumë më lehtë!

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …