Në Deçan u mbajt mbledhja e V-të e rregullt e Komitetit për Komunitete. Në takim morën pjesë anëtarët e Komitetit për Komunitete, përfaqësues të OSBE-së dhe UNMIK-ut.
Takimi u kryesua nga z. Shkelzen Berisha, i cili të pranishmit i informoi për pikat e rendit të ditës të këtij takimi.
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Raport nga ZLK-ja;
3. Raport nga Drejtori i Qendrës për Punë Sociale (QPS) për numrin e rasteve sociale nga komunitetit jo shumicë në Komunëm e Deçanit;
4. Të ndryshme:
Sa i përket raportit të ZLK-së: Shaban Pejçinoviq, Udhëheqës i kësaj zyre raportoj për punët e zyrës së Komitetit të Komuniteteve.
Ai tha se zyra që udhëheq ai, gjatë këtij muaji, nuk pasur asnjë rast të personave të riatdhesuar.
Drejtori i QPS-së, z. Ali Tahirsylaj theksoj së 30 raste sociale jan momentalisht nga Komuniteti jo shumicë.