Mbahet mbledhja urgjente e KKSB-së në Rahoveci

Mbahet mbledhja urgjente e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në komunën e Rahovecit. Të pranishëm në mbledhje përveç anëtarëve të KKSB-së, ishin edhe përfaqësuesit e partive politike nga kuvendi komunal i Rahovecit, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi si kryesues i mbledhjes, drejtorët e drejtorive komunale, kryetarët e këshillave të fshatrave, përfaqësuesit e FSK-së, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së, OSBE-së dhe mediat që monitorojnë seancën. Kryesuesi i mbledhje, Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, theksoi se pas ngjarjeve të fundit, duke u bazuar në Ligjin për Vetëqeverisje Lokale, ka ekzistuar një arsye e fortë dhe themelore për ta ftuar këtë mbledhje urgjente. Është një shqetësim serioz lidhur ne atë që, kanë ndodhur disa zhvillime duke cënuar pronën-pasurinë përmes veprimeve ordinere të keqbërësve. Kryetari Latifi, gjithashtu kërkoi që të rritet më shumë prania e forcave policore speciale dhe përmes tyre qytetarë të ndihen më të qetë dhe më të sigurt. Rastet në Ratkoc dhe Krushë të Madhe të zbardhen sa më shpejt, që t’i ikim sa më shpejt situatës së panikut. Qëllimi i kësaj mbledhje urgjente është rritja e nivelit të gatishmërisë të organeve profesionale-kompetente, duke krijuar klimë të fortë të rehatisë dhe qetësisë nëpër shtëpitë tona, ka thënë kryetari Latifi. Rendi i ditës:

  1. Shqyrtimi i gjendjes aktuale të sigurisë në Komunën e Rahovecit;

  2. Të ndryshme.

Gjatë gjithë mbledhjes u diskutua rreth mesazhit të qartë – SIGURI PËR TË GJITHË! Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, raportoi rreth situatës së fundit në komunën tonë duke thënë që pavarësisht incidenteve që kanë ndodhur, situata është e qetë, pak shqetësuese, por nuk duhet të ketë panikë. “Jemi duke i trajtuar rastet dhe keqbërësit shumë shpejt do të vihen para drejtësisë”. Nënkoloneli i PK, z. Arsim Berisha, në mes tjerash tha: Jemi në rrugë të mbarë të hetimeve dhe në fund puna jonë do të kurorëzohet me sukses. “Shqetësimi juaj është parcial, ndërsa i yni është i përgjithshëm”. Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë të pranishmit për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë. Siguria në komunën tonë, përkundër veprimeve të fundit është e qetë dhe stabile.

May be an image of 7 people

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …