Vitia pjesë e Projekti të AQH-së për  mbështetje të shërbimeve shëndetësorë  në katër vitet e ardhshme

Në kuadër të Projektit AQH – Kujdesi Shëndetësor i Qasshëm dhe Cilësor, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në një takim, Nicu Fota, udhëheqës i këtij projekti, me bashkëpunëtoret me Qamile Ramadanin e Linda Mulollin, konsulente, me ç’rast është bërë një prezantim më i detajuar i projektit në fjalë. Ky projekt që financohet nga SDC (Agjensioni Zviceran për Zhvillim dhe Bashkëpunim), mbështet reformimin e shëndetësisë primare në Kosovë që nga viti 2016. Komuna e Vitisë do të jetë pjesë e këtij projekti, në kuadër të fazës së tretë 2024-2027. AQH ka për synim të zgjeroj mbështetjen e tij edhe për institucionet shëndetësore primare të komunave të Kosovës, të cilat nuk kanë qenë pjesë e projektit në dy fazat e para, u tha në këtë takim, e ku ishin të pranishëm edhe drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Merrushe Ahmeti e drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …