Mbahet takimi i dytë i Ekipit Profesional për Monitorim dhe Vlerësim(EPMV) të themeluar nga DKA

Është mbajtur takimi i dytë i Ekipit Profesional për Monitorim dhe Vlerësim (EPMV) të themeluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit në komunën e Rahovecit. Drejtori i DKA-së Avni morina ka thënë se në këtë takim u raportua puna e këtij ekipi me Aktivat Profesionale gjatë muajit Janar 2019.  Pas raportimit dhe konsultimeve të përbashkëta, u pa se puna rreth harmonizimit të instrumenteve të vlerësimit në të gjitha fushat kurrikulare është gati e përfunduar. Drejtori Morina shprehet se  ka mbetur edhe pak punë dhe në javën e ardhshme të gjithë edukatorët dhe mësimdhënësit do t’i kenë para vetes instrumentet e harmonizuara dhe unike për secilën fushë kurrikulare dhe për secilën lëndë mësimore.

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj rangohet e para nga komunat e mëdha në masat e ndërmarra për mjedisin dhe efiçiencën e energjisë

Me projektet e nismat e shumta të ndërmarra në fushën e mjedisit, Ferizaj rangohet e …