Mbahet takimi i radhës i Shtabit Emergjent për Menaxhimin e COVID-19 në komunën e Rahovecit

Shtabi Emergjent për Menaxhimin e COVID-19 në komunën e Rahovecit ku ishte i pranishëm edhe kryetari Smajl Latifi,  ka zhvilluar mbledhje të rregullt. Në këtë takim është diskutuar për gjendjen aktuale në komunën e Rahovecit dhe angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve relevante për aplikimin e vendimeve të marra nga Qeveria e Kosovës.

Në takim dolën si rekomandime:

– Vazhdojmë të jemi të fokusuar në situatën aktuale për të dhënë angazhim maksimal në parandalimin e Covid 19

– Institucionet përgjegjëse për zbatimin e ligjit të pandemisë dhe qytetarët t’i përmbahen maksimalisht veprimeve të parapara në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid 19.

“Situata në komunën e Rahovecit, është e administrueshme, por ju lutem vazhdoni t’i respektoni masat parandaluese dhe rekomandimet e profesionistëve shëndetësorë, sepse beteja me armikun e padukshëm Covid-19 po bëhet çdo ditë e më e vështirë”,- tha kryetari Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi merr pjesë në panelin në kuadër të “Javës së gruas”

Me ftesë të Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), kryetari Smajl latifi mori pjesë në panelin në …