leoni

Përvjetori i 23-të i luftës së lavdishme të UÇK-së në Dukagjin

Në 23 vjetorin e fillimit të luftës së lavdishme të UÇK-së në Dukagjin dhe në 22 vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit në bashkëpunim me Organizatat e Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës organizojnë “Epopenë e Dukagjinit” sipas kësaj agjende:

23.03.2021

  1. Ora 09:00 fillimi i punimeve në rrugën e Qendrës (segmenti i tretë).

  2. Ora 10: 00 Mbledhje Solemne e Asamblesë Komunale kushtuar 24 Marsit 1998 dhe 1999.

  3. Ora 11:00 Vizitë në familjet e dëshmorëve të rënë në betejën e 24 Marsit.

  4. Ora 12:00 Aktivitet sportiv Krosi “Rruga e Lirisë”.

  5. Ora 14:00 Ekspozitë “Shkëndi shprese në Marsin e përgjakur” me fotografi nga fotografët Jetmir Tahiraj dhe Veton Shala – Ekspozita mbahet në hollin e Pallatit të Kulturës “Jusuf Gërvalla” në Deçan dhe do të jetë e hapur deri më 24.03.2021 ora 18:00.

24.03.2021

  1. Ora 12:00 Homazhe në Kompleksin Memorial të Dëshmorëve të Kombit në Gllogjan.

  2. Ora 12:30 Të pranishmëve në homazhe iu drejtohet me një fjalë rasti Komandanti i zonës Operative të Dukagjinit Ramush Haradinaj

  3. Ora 13:00 Koktej rasti në nderim të 24 Marsit në kullën e Hilimi Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …