leoni

Mbahet takimi i radhës i Task Forcës komunale për fillimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit

Mbahet takimi i radhës i Task Forcës komunale për fillimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit. Në takim ku ishin prezent edhe drejtorët e shkollave të komunës u konstatua se ka filluar me sukses viti i ri shkollor, dhe sipas raporteve të drejtorëve çdo gjë është duke shkuar ashtu siç është planifikuar dhe rekomanduar nga institucionet arsimore dhe shëndetësore. Në raportin e drejtorëve të shkollave u raportua mbi gjendjen e objekteve shkollore dhe zbatimin e rekomandimeve dhe u tha se masat parandaluese, dezinfektimi, përdorimi i maskave dhe distancimi i duhur është duke u zbatuar në tërësi nga se në shkollat e komunës së Hanit të Elezit ka hapësirë të mjaftueshme. Drejtorët e shkollave thanë se mundë të organizojnë procesin arsimore sipas opsionit me pjesëmarrje të nxënësve me ndërrime dhe se sipas tyre janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që siguria e nxënësve të jetë prioritet i parë. Anëtarët e Task Forcës komunale u pajtuan që do të jenë në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Arsimit dhe do të respektojnë të gjitha vendimet lidhur me fillimin e vitit të ri shkollorë

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës mbajti mbledhjen e tretë të rregullt

Komiteti për Familjet e Dëshmorëve, Invalidëve dhe Veteranëve të UÇK-së  dhe Martirëve të luftës në …