leoni

Mbahet takimi i rregullt i kryetarit Latifi me Drejtorët e Shkollave

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të Drejtorisë Komunale të Arismit dhe me zyrtarë tjerë të kësaj drejtorie, kanë mbajtur takim me drejtorët e të gjitha shkollave të komunës, koordinatorët e cilësisë dhe me kryetarët e këshillave drejtues të shkollave të komunës së Rahovecit.

Në takim u diskutua për mbarëvajtjen e procesit mësimor, për cilësinë në arsim dhe për sigurinë në shkolla, si dhe për investimet e realizuara e ato të planifikuara për sektorin e arsimit në komunën e Rahovecit. Përkushtimi ynë mbetet i pandryshuar: arsim cilësor dhe kushte bashkëkohore për nxënësit dhe mësimdhënësit tanë, thuhet në postimin e kryetarit Smajl Latifi në profilin e tij në facebook.

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbjat Punëtori me temën “Gjuha e ndjeshme gjinore”

Gjatë ditës së sotme në komunën e Ferizajt u mbajt punëtoria me temën “Gjuha e …