Mbahet takimi i Task Forcës komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit me kryetarët e këshillave të prindërve të shkollave të komunës

Momente nga takimi i Task Forcës komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit me kryetarët e këshillave të prindërve të shkollave të komunës. Takimin të cilin e kryesoi kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ishte planifikuar që të merret vendimi mbi modalitetet e fillimit të vitit shkollorë që planifikohej të filloj me datë 13 Shtatorë. Megjithatë bazuar në informatat e reja sipas të cilave mësimi nuk do të filloj deri më datë 26 Shtator, anëtarët e Task Forcës komunale dhe këshillave të prindërve u pajtuan që shëndeti i fëmijëve është parësor. Në takim u arrit edhe pajtimi që të gjithë të angazhohen në sensibilizimin e komunitetit që sa më shpejt të vaksinohen, që mundë të jetë parakusht për normalizim të rrethanave për fillim të mësimit.

Kontrolloni gjithashtu

Krenar me rininë tonë plot talent, me zemër të madhe e shpirt gare!

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka marrë pjesë në organizimin e Ligës …