leoni

Mbi 150 qytetarë dhuruan gjak në Carrabreg të komunës së Deçanit

Mbi 150 qytetarë dhuruan gjak në Carrabreg të komunës së Deçanit, aksion ky simbolik,  për të përkujtuar dhe nderuar luftën dhe sakrificën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky aktivitet fisnik i organizuar nga djemtë e Carrabregut përkon më fillimin e luftës frontale më 29 maj, kur bie dëshmori i parë Muharrem Lataj në vitin 1998, kurse ky vit 2020 përkon me rënien e fundit në Altarin e Atdheut të luftëtarit të pa epur Enver Dobraj, pikërisht me 7 qershor 1999, vetëm 7 ditë para Çlirimit të shtetit tonë. Ndër dhuruesit e gjakut ishte edhe Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i cili me këtë rast tha se është mirënjohës për të gjithë ata që dhuruan gjak, nderim e lavdi për dëshmorët e Kombit.

Kontrolloni gjithashtu

Thirrje Publike për anëtarësim në Asamblenë e Këshillit Lokal Rinor

Në bazë të nenit 15 të Ligjit për Rininë Nr. 08/L-264 dhe nenit 23 të …