leoni

Mbikëqyrësit e projekteve të Komunës së Suharekës në terren

Mbikëqyrësit e projekteve të Komunës së Suharekës, kanë dalë në terren për të parë ecurinë e punimeve të projekteve të ndryshme që po realizohen në territorin e Komunës së Suharekës. Ata kanë vizituar punimet në Zonën Industriale në Shirokë, Unazën që lidh Zonën Industriale me rrugën regjionale Suharekë-Rahovec dhe qasja në autostradë, ndërtimin e kanalit të ujërave atmosferik te përroi i Dybiqakut, si dhe te “Rruga e Reqanit”. Së bashku me inxhinierët, ka qenë edhe drejtori i Shërbimeve Publike Enver Shabani. Mbikëqyrësit dhe drejtori, janë deklaruar se punët janë duke shkuar në nivelin e duhur dhe do të përfundojnë me afat të paracaktuar dhe se këto janë projekte të premtuar nga Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.

Kontrolloni gjithashtu

Titujt e Kampionëve nuk kanë të ndalur për skuadrat ferizajase

Ferizaj ka shkruar histori në volejbollin e Kosovës duke fituar titullin e dytë të kampionit …