Mbledhja inauguruese e Kuvendit komunal të Deçanit mbahet më 9 dhjetor 2025

Mbledhja inauguruese e Kuvendit të Komunës së Deçanit dhe dhënia e betimit të kryetarit të komunës, do bëhet të martën e ardhshme më 9 dhjetor 2025

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, i ka ftuar anëtarët e zgjedhur të Kuvendit të Komunës së Deçanit që të marrin pjesë në mbledhjen e parë inauguruese, që do të mbahet më 9 dhjetor 2025.

Po ashtu në këtë ditë do të bëj betimin edhe Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Në ftesë bëhet e ditur edhe procedura, ku anëtarët e kuvendit duhet të japin betimin dhe do të nënshkruajnë deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Deçanit.

Ceremonia fillon në ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Kuvendit të Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Smajl Latifi vizitoi QKMF “DR. Fahredin Hoti”

Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë …