Mblidhet Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social

I ftuar nga Komisioni Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve nga sigurimi social, për të prezantuar dhe diskutuar rreth Koncept-Dokumentit të MPMS-së për reformë pensionale, ministri i punës dhe mirëqenies sociale Skender Reçica ka kërkuar nga Komisioni që të marrë për bazë Koncept-Dokumentin e hartuar nga MPMS, sepse i përshtatet më së miri rrethanave socio-ekonomike të vendit si dhe është hartuar në bashkëpunim me ekspertët ndërkombëtarë, duke marrë përvojat më të mira të vendeve të zhvilluara. Gjithashtu ministri Reçica ka ofruar gatishmërinë e MPMS-së për të ndihmuar Komisionin në fazën e mëtutjeshme, gjatë hartimit të Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushës së pensioneve dhe beneficioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Në Gllogjan u mirëpritën motoristët e platformës “Liria ka Emër”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në profilin …