Mbrëmje magjike e muzikës klasike në Sallën e Qendrës Rinore në Deçan

Salla e Qendrës Rinore në Deçan, u bë skena e një koncerti të jashtëzakonshëm klasik, me artiste të talentuara që me mjeshtëri sollën kryevepra të muzikës klasike, duke krijuar një atmosferë plot emocione dhe elegancë.

Mezzosopranoja Besiana Mehmedi dhe sopranoja Adelina Paloja, mahnitën të gjithë të pranishmit me zërat e tyre të mrekullueshëm, të shoqëruara mjeshtërisht nga pianistja Alba Muçolli.

Kjo mbrëmje e veçantë u nderua edhe nga prezenca e Maestro Zhani Ciko, një ikonë e muzikës shqiptare dhe profesoresha e nderuar Rudina Ciko, që me praninë e tyre dhuruan një tjetër dimension të bukurisë së këtij eventi.

Kryetari i komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj ka falenderuar të gjithë artistet dhe pjesëmarrësit që e bënë këtë mbrëmje një festë të vërtetë të artit dhe kulturës.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …