Mbledhja e shtatë e rregulltë e Kuvendit komunal të Rahovecit do të mbahet të enjtën me 24 korrik me fillim në ora 10.00 Për këtë seancë, propozohet rendi iditës prej 8 pikave: 1.Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar 2.Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve 3.Shqyrtimi i Raportit 6 - mujor i punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2025 4.Shqyrtimi i Raportit të DKA-së rreth përfundimit të vitit mësimor, 2024/2025 5.Shqyrtimi i Raportit Financiar, janar - qershor 2025 6.Shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2024 7.Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janar – qershor 2025 8.Shqyrtimi i Informatës nga Drejtoria për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, janar – qershor 2025.