Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj në tubimin e kësaj partie në Malisheve ka thënë se me Ekrem Kastratin do të arrijmë fitore me të parën, pa balotazh. Kryetari Limaj u shprehë se Malisheva që pamë sot, është e bashkuar, e qartë dhe e vendosur.
Tubimi i sotëm ishte më shumë se një ngjarje politike ishte një manifestim i vullnetit qytetar për vazhdimësi, për seriozitet dhe për zhvillim të qëndrueshëm.
Malisheva nuk ka kohë për eksperimente. Ajo ka zgjedhur rrugën e punës, të përkushtimit dhe të rezultateve, ka deklaruar kryetari Limaj para simpatizantëve të shumtë të kësaj partie në Malishevë.