Me nderime dhe homazhe te varret e dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, është shënuar 24 vjetori i rënies së tyre

Me nderime të larta institucionale dhe homazhe te varret e dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci, sot është shënuar 24 vjetori i rënies së tyre në altarin e lirisë. Me këtë rast, delegacione të shumta dhe zyrtarë të lartë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, bashkëluftëtarë e familjarë, kanë bërë homazhe në kompleksin e dëshmorëve në Gllanasellë të Drenasit, ku janë varrosur Fehmi e Xhevë Lladrovci. Në mesin e delegacioneve, ishte edhe ai i Komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryetari Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtorë komunalë dhe të tjerë. Fehmi e Xhevë Lladrovci ranë që të dytë duke luftuar përballë policisë dhe ushtrisë serbe, gjatë ofensivës së shtatorit të vitit 1998.

Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

 

Kontrolloni gjithashtu

DKRS në Ferizaj falënderon familjet mikpritëse të vullnetarëve të Peace Corps Kosovo

Për më shumë se dhjetë vjet, vullnetarë amerikanë të Peace Corps Kosovo kanë kontribuar në …